Flamujt, pankartat dhe
banderolat, që u vendosën
me rastin e ceremonisë
së 95-vjetorit të
Shpalljes së Pavarësisë
nëpër rrugët e qytetit, pasi
janë hequr, janë futur në
automjetin e shërbimit funeral
të Bashkisë. Kjo pamje
i ka shoqëruar qytetarët e
Vlorës për dy ditë me radhë,
ku automjeti i varrimit ndalonte
në çdo shtyllë apo
pemë për të marrë flamurin
që ishte kapur në të. Shumë
qytetarë janë shprehur se
kjo pamje nuk ishte diçka
pozitive, pasi makina e
varrimit është për të shoqëruar
njerëzit për në
banesën e fundit dhe pamja
e automjetit të shërbimit
funeral që mbledh flamujt
krijon një përshtypje jo të
mirë, jo vetëm te vlonjatët,
por dhe te ata që kanë
ardhur me rastin e festave
në qytet. Sipas nënkryetarit
të bashkisë së qytetit të
Vlorës, Halim Dervishaj,
kjo gjë nuk përbën asnjë
problem, pasi firma që është
marrë me dekorin e qytetit
kryen nga ana tjetër
dhe shërbimin funeral.
Ndërkohë, gjatë gjithë
ditës, automjeti i shërbimit
funeral ka qenë i ndaluar në
radhë dyshe, duke
mbledhur flamujt e zbukurimit.
Madje, shpeshherë
qytetarët ndalonin në
shenjë respekti, pasi mendonin
që kishte ndonjë ceremoni
varrimi, por kur në
derën e pasme të automjetit
futeshin flamujt, automjetet
dhe këmbësorët vazhdonin
rrugën.
......... Shekulli
Krijoni Kontakt